Një 44-vjeçar nga Fieri është shpallur në kërkim pasi ka dhunuar 14-vjeçare
Mësohet se Shpëtim Muharremi, banues në Levan, i cili ishte edhe kujdestari ligjor i të miturës, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka detyruar që të dalë në rrugë për të lypur.
Njoftimi i Policisë:
U shpall në kërkim shtetasi Sh. M., 44 vjeç, banues në Levan, Fier, sepse ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe, se 44-vjeçari, i cili është kujdestari ligjor i saj, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka detyruar të dalë në rrugë për të lypur. Punohet për kapjen e shtetasit Sh. M.