BallinaAktualitetSi Rama e shiti premtimin e para një viti pjese të paketës...

Si Rama e shiti premtimin e para një viti pjese të paketës së rezistencës sociale

Taksën zero për pagat deri në 40 mijë lekë të vjetra, kryeministri Edi Rama e shet si pjesë të paketës së rezistencës sociale, por këtë gjë e ka premtuar shumë kohë para nisjes së krizës, konkretisht që në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar.

Këtë premtim, kreu i qeverisë e ka bërë gjatë fushatës së vitit të kaluar, ku prezantoi programin e Partisë Socialiste

“Pagat, taksat dhe biznesi”, deklaronte  kryeministri në atë kohë për vendimin i cili ishte parashikuar për në 1 janar të 2022, por më pas u shty për në korrik. “Në 1 janar të 2022 për të gjithë ata që marrin pagë nga 300-400 mjë lekë në muaj, do të kenë taksë zero mbi pagën”, – tha Rama.

Ndërsa tani teksa e përfshin në paketën e rezistencës sociale thotë se taksa do të hiqet duke filluar nga muaji prill.

Postimi i Rames 17 mars, Taksa zero ne paketen e rezistences sociale

“Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milion lekë të vjetra”- thuhet ne paketen e rezistences sociale te prezantuar nga kryeministri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular