Ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë se ai po punon me Turqinë për të krijuar një takim midis liderëve ukrainas dhe rus.
Takimi i nivelit më të lartë të konfliktit deri më tani ka qenë midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës, por bisedimet përfundimisht dështuan.
Një takim midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në negociatat e paqes dhe do të rriste shpresat për një armëpushim.
Të dy vendet kanë shprehur optimizëm të kujdesshëm mbi negociatat deri më tani, por ka disa shqetësime se retorika e Rusisë është një taktikë ngecëse nga Rusia për të marrë më shumë burime në vijën e parë.
Por Volodymyr Zelensky i fshikulloi planin 15 pikësh të Rusisë, dhe insistoi se prioriteti i vendit të tij është “rikthimi i integritetit territorial të vendit të vet”. Kremlini hartoi një draft marrëveshje ku liston kërkesat e tij për ti dhënë fund pushtimit, ndër të cilat, ashtu siç paralajmëronte me herët, përfshihej dhe njohja e Krimesë së aneksuar nga Moska dhe pavarësia e Donbasit.
Por Zelensky duket nuk pajtohet me të gjithë propozimet pavarësisht faktit që forcat ruse vazhdojnë bombardimin e qyteteve ukrainase, duke mbjellë kudo kaos e shkatërrim.
“Bisedimet për Ukrainën, vazhdojnë. Prioriretet e mia janë mëse të qarta: Fundi i luftës, garanci për sigurinë, sovranitet, rikthimi i integritetit territorial, mbrojtje reale për vendin tonë”, tha Zelensky.