Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë gjithçka që do të sjellë bashkimin e demokratëve.
Në dalje të selisë blu teksa po nisej drejt Kuvendit. Basha u pyet nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e tij pas ultimatumit të disa prej demokratëve që kanë kërkuar dorëheqjen e tij për të sjellë bashkimin me pjesën tjetër.
“Unë mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka, për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”, është shprehur Basha.