Pas 2 javesh Selaniku do te kete nje shfaqeje te rralle artistike ku per here te pare do te marr pjese grupi artistike “VËLLEZËRIT ARBËRESHË” Kalabri – Itali, të cilët kanë dhënë koncerte në mbarë botën .
NJOFTIMI
Të nderuar miq, dashamirës të Artit dhe të Kulturës !
Shoqata Kulturore Artistike “FARI” e Komunitetit Shqiptar në Selanik ju fton në :
KONCERT
datë 3 Prill 2022
ditën e Dielë
ora 18:00
në sallën e Universitetit “Aristoteli ” Selanik . ΑΠΘ
Jeni të mirëpritur të ndiqni një aktivitet të rrallë artistik,
në kuadrin e trashëgimisë
dhe traditës shqiptare !
Për herë të parë në Greqi, na nderon me pjesëmarrjen e tij grupi artistik “VËLLEZËRIT ARBËRESHË” Kalabri – Itali, të cilët kanë dhënë koncerte në mbarë botën .
Bukurinë e koncertit do ta shtojnë këngët, vallet, krijime poetike, që do të bashkëprezantohen nga Artistë Shqiptarë dhe miqtë tanë Artistë Grekë !
Arti bashkon popujt !
Ju urojmë mirëseardhjen, të festojmë së bashku!
SHOQATA
“FARI”
Me respekt ,
Kryetarja
Shqiponja Dodaj Pepkolaj
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2022/03/mim-223x300.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2022/03/fari-203x300.jpg)