Rusia kishte vënë afat deri në orën 5, Mariupoli refuzon dhe nuk i dorëzohet ushtrisë së Putinit

1
218

fati i dhënë nga Rusia për autoritetet e Mariupolit për të dorëzuar qytetin tani deri në orën 5 ka kaluar, ndërsa ukrainasit kanë refuzuar kushtet e vendosur nga Moska.

Qyteti port i Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë pothuajse nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.

Rusia është akuzuar vazhdimisht për shënjestrimin e civilëve, me banorët e bllokuar që e përshkruajnë sulmin si “ferr”.

Sulmet ruse kanë çuar në një kolaps total të shërbimeve bazë – me banorët të cilët nuk janë në gjendje për të bërë asgjë. Trupat po lihen në rrugë sepse ose nuk ka kush ti marrë ose është thjesht është shumë e rrezikshme të provosh.

Një zyrtar në qytet tha se njerëzit kanë frikë të largohen nga strehimoret e tyre nëntokësore edhe për të marrë gjërat thelbësore, që do të thotë se ata po përpiqeshin të pinin më pak ujë dhe të hanin më pak ushqim.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 74352 more Information to that Topic: startnews.news/2022/03/21/rusia-kishte-vene-afat-deri-ne-oren-5-mariupoli-refuzon-dhe-nuk-i-dorezohet-ushtrise-se-putinit/ […]

Comments are closed.