BallinaAktualitetGjykata shqyrton nesër ndryshimin e Statutit/ “U takua me një njëri të...

Gjykata shqyrton nesër ndryshimin e Statutit/ “U takua me një njëri të afërt të Berishës”, Bardhi: Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie!

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka paralajmëruar gjyqtarin që do të japë nesër vendimin për ndryshimet statuore të marra në kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur në stadium nga Sali Berisha e Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.

I ftuar në “Fronline”, Bardhi tha se data e seancës së nesërme gjyqësore është caktuar në shkelje të ligjit, pa pasur ende gjykatësi dosjen në dorë.

Sa kohë secili prej nesh është në karriget që ka përpara interesin personal duhet të vendosë interesin e atyre që i kanë zgjedhur. Si vendi i dytë i vendi i tretë kanë një rezultat: Demokratët janë në shtëpi dhe janë pa bukë e pa punë. Demokratët duan ta shohin PD në pushtet e jo të ndarë në dy pjesë.

Berisha dhe Basha janë pjesë e problemit që në kemi në PD. Që të gjejmë një zgjidhje do të duam që problema të bëjë një hap pas. Nëse Berisha nuk largohet atëherë interesi i tij personal është më i madh. Ne do të apelojmë për të gjetur arsye tek secili prej kolegëve që të kapërcejnë veten. Ne nuk kemi vendosur kushte. Edhe pala tjetër kërkonte që Basha të mos ulej në tryezë dhe i kërkuan zotit Basha të bënte një hap pas.

Nuk duhet të mendojmë për të shkuarën. Kush mbetet peng i saj nuk do të gjejë të ardhmen e PD. Ne menduam për të ardhmen e PD. E vetmja rrugë është bashkimi.

Gjyqtari nuk ka dosje dhe kanë caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësuar të Berishës. Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim.

Sakaq, Bardhi i është përgjigjur pretendimeve të grupit të rithemelimit se ka kërcënuar gjykatësin e çështjes mbi ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit. Sipas Bardhit, nëse çështja gjykohet të premten e 25 marsit, ashtu sikurse është parashikuar, do të ishte një “çmenduri”, pasi mungon dosja. Ai tha se për këtë mban

“Nuk kam kërcënuar askënd. Fakti që komisioni i rithemelimit bëhet avokat i dikujt tjetër se nuk e thash fare. Ajo që kam thënë është ajo që po përsëris. Gjyqtari përkatës që merret në mbrojtje nga komisioni, ka orë dhe datë që ka vendosur seancë gjykimi. Të vendosësh seancë pa pasur dosje, do të thotë që po kryen krim. Të gjykosh një çështje. Unë mbaj përgjegjësi për fjalët e mia. Çdo denoncim i imi bëhet pas analizimit të fakteve. E kam të dokumentuar, të mos tremben fare. Përballë gjykatës do të duhen të vendosen ata që shkojnë në zyrën e gjyqtarit dhe gjyqtari menjëherë pas fjalimit. Unë jam avokat i vetes, nuk kam nevojë për avokat, siç rithemelimi u bë i gjyqtarit. Një i afërm i zotit Berisha, ka shkuar dhe ka qenë në zyrën e gjyqtarit dhe menjëherë pas takimit, gjyqtari ka caktuar datë dhe orë të seancës gjyqësore, pa pasur dosje. Kjo është shkelje e ligjit, këtë thash. Sfidoj secilin gazetar, që të verifikojë këtë që po them. E kam të verifikuar me informacion se gjyqtari nuk e ka dosjen. Dosja është gjykuar nga një gjyqtar i caktuar X. Ai pret kalimin e afatit dhe pret që palët të bëjnë ankim. Në momentin që bëhet ankim, dosja mbyllet dhe kalon në shqyrtim. Sa herë ka shkelje të ligjit është detyra e cilitdo të thotë një fakt të rëndë. Gjyqtari ka caktuar datë gjykimi pa pasur dosje. Një gjyqtar mund të gjykojë një çështje pas pasur dokumente? Jo. Fakti që ngrihen avokatët, thirrja ime është për institucionet. Duhet ndjekur kjo çështje deri në fund. Unë përmenda faktet. Ftoj institucionet ligjzbatuese të ndjekin këtë çështje deri në fund. Kur kryhet një akt i pa ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që shkon deri në kufijtë e çmendurisë, është detyra ime për ta denoncuar. Veç se të shqyrtojnë atë që kam dërguar, të shqyrtojë vendimet. Unë nuk thash atë që gjyqtari ka deklaruar me shkrim, me motivin që është mik i Berishës. Ai në atë rast ka hequr dorë nga çështja, si rregull duhet të ishte pranuar heqja dorë, por këtu nuk ka përgjegjësi ky gjyqtar. Këtë çështje e gjykon një gjyqtar që pranon që është mik me Berishën. Si jurist dhe politikan, jam i shqetësuar që një gjyqtar cakton një seancë gjyqësore pa pasur dosje. Këtu ka motiv, do të duhet të ketë motiv. Askush pa motiv se bën një akt të tillë. Mbi ç’bazë do të gjykosh. Kjo është në kufijtë e çmendurisë, ndaj e deklarova publikisht”, tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular