BallinaBotaCentrali bërthamor i Çernobilit mbetet pa punëtorë, shkak bombardimet ruse në hyrje...

Centrali bërthamor i Çernobilit mbetet pa punëtorë, shkak bombardimet ruse në hyrje të qytetit

spot_img
spot_img

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka njoftuar se Ukraina i ka thënë që forcat ruse janë duke bombarduar hyrjen e qytetit Sllavutiç.

Ky qytet, me rreth 25,000 banorë, është vendi ku jeton një pjesë e madhe e punëtorëve të centralit bërthamor Çernobil.

Çernobili, vendi ku ka ndodhur aksidenti më i rëndë bërthamor më 1986, është nën kontrollin e forcave ruse tash e një muaj.

Ukraina i ka thënë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike se bombardimet janë duke rrezikuar shtëpitë dhe familjet e stafit që punon në Çernobil dhe është duke pamundësuar ndërrimin e punëtorëve.

Rafael Grossi, shef i kësaj Agjencie ka thënë se është i shqetësuar nga këto zhvillime, për të cilat bëhet e ditur vetëm disa ditë pasi stafit i është mundësuar të kthehet në shtëpi, pas gati katër javëve pa u larguar nga vendi i punës.

Ai ka thënë se Agjencia që drejton do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular