Sipas MeteoAlb: Vijon mbizotërimi i motit të kthjellët gjatë orëve të paradites. Por, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërish në qendër. Edhe pse ka shtim të lagështirës në ajër nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër RRITJE në mëngjes DHE mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Moti – E premte, 25 Mars 2022
Britania e Madhe do të jenë me reshje të dendura shiu KU here pas here do të ketë rrebeshe. Po ashtu, mbetet situata e paqëndrueshme për gadishullin iberik ku shirat do të jenë dominantë NDERSA pjesa më e madhe e Europës PARAQITET në ndikimin e kushteve të qëndrueshme amtosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë Kosovën. POR në pjesën e dytë të ditës parashikohet të shfaqje të vranësirave kalimtare në të gjithë territorin, të cilat nuk do të sjellin reshje.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshmë atmosferike, duke bërë që vendi të jetë në dominimin e kthjellimeve. POR pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në orët e pasdites në Veri dhe Jug të MV.