Një servis makinash në zonën e Pogradecit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm duke bërë të digjen 6 automjete të cilat jepeshin me qera.
Automjtetet ishin të parkuara në ambientet e jashtme të servisit të shtetasit Geri Pengu.
Nga të dhënat e paraprake, policia bën me dije se dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.
NJOFTTMI
Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit Geri Pengu, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.