BallinaBotaVriten edhe dy komandantë të lartë rusë, njëri dyshohet se është eliminuar...

Vriten edhe dy komandantë të lartë rusë, njëri dyshohet se është eliminuar nga njësia speciale e Putinit

spot_img
spot_img

Janë vrarë edhe dy komandantë të tjerë të lartë rusë, raporton BBC. Më tej, media britanike shton se njëri prej tyre, është vrarë nga trupat e tij.

Bëhet fjalë për oficerin komandues të brigadës së 37-ë, i cili është vrarë qëllimisht nga trupat e tij për shkak të humbjeve të mëdha që i janë shkaktuar njësisë që drejtonte.

“Kjo thjesht jep një pasqyrë në ndoshta disa nga sfidat morale që kanë forcat ruse,” shtuan ata.

Megjithatë, raporte të tjera sugjeruan se koloneli – i quajtur Yuri Medvedev – kishte pësuar lëndime në këmbë dhe ishte evakuuar në Bjellorusi.

Një gjeneral i shtatë (komandant i Ushtrisë së 49-të të Armëve të Kombinuara) u vra gjithashtu. Kremlini nuk i është përgjigjur ende pretendimeve.
Mediat flisnin ditët e kaluara për një njësi ekzekutimi dërguar nga Kremlini, që kishte si qëllim eliminimin e personave që dezertonin në luftë. Po ashtu, vlen të theksohet se gjatë ofensivës së Rusisë në Ukrainë janë vrarë disa komandantë të lartë. Madje, ka raporte se ushtria e Putinit është duke u drejtuar pa asnjë udhëheqës në luftë, e kjo sipas analistëve është fakti që kanë pësuar humbje të shumta dhe se pushtimi nuk po shkon sipas parashikimeve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular