Komisariati i Policisë në Kamëz është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa tani vazhdon puna për saktësimin e rrethanave të ngjarjes, për të mësuar edhe shkaqet që kanë sjellë rënien e zjarrit.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, ndërsa godina është mbushur me tym si pasojë e flakëve.