“Sot do i çoja rrobat”/ Flet babai i 26-vjeçarit që vdiq nga zjarri në komisariatin e Kamzës

2
199

Arben Mici humbi jetën ditën e djeshme pas një zjarri që përfshiu Komisariatin e Policisë së Kamzës mbrëmjen e djeshme.

26-vjeçari ishte  i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, ndërsa dyshohet se ai ishte personi që ndezi fillimisht flakët. Babai dhe daja i viktimës shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë, ndërsa shtojnë se ai duhet të ishte shtuar n spital, për shkak të problemeve mendore nga të cilat vuante

“Sot do i çoja rrobat, vetëm kur erdhën policët dhe më dhanë lajmin. E çuam në polici që ai të shtrohet në spital për të marrë ndihmë dhe jo për t’i marrë jetën”- deklaroi babai, për “abcnews”.

I lënduar nga ky zjarr mbeti dhe Dilaver Idrizi, i cili ishte arrestuar pasi hodhi bashkëshorten e tij nga ballkoni.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2022/03/27/sot-do-i-coja-rrobat-flet-babai-i-26-vjecarit-qe-vdiq-nga-zjarri-ne-komisariatin-e-kamzes/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: startnews.news/2022/03/27/sot-do-i-coja-rrobat-flet-babai-i-26-vjecarit-qe-vdiq-nga-zjarri-ne-komisariatin-e-kamzes/ […]

Comments are closed.