Nga Bujar Leskaj
𝘋𝘳𝘢𝘮𝘢 𝘦𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘨𝘳𝘢𝘤𝘬𝘢, 𝘬𝘶 𝘴𝘩𝘱𝘪𝘳𝘵𝘪 𝘪 𝘮𝘣𝘳𝘦𝘵𝘪𝘵 𝘥𝘰 𝘵𝘦 𝘬𝘢𝘱𝘦𝘵 𝘴𝘪 𝘭𝘢𝘳𝘢𝘴𝘬𝘢!
𝘋𝘳𝘢𝘮𝘢 𝘦𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘨𝘳𝘢𝘤𝘬𝘢, 𝘬𝘶 𝘴𝘩𝘱𝘪𝘳𝘵𝘪 𝘪 𝘮𝘣𝘳𝘦𝘵𝘪𝘵 𝘥𝘰 𝘵𝘦 𝘬𝘢𝘱𝘦𝘵 𝘴𝘪 𝘭𝘢𝘳𝘢𝘴𝘬𝘢!
W. Shakespeare (Makbeth)
Tre fytyrat kontradiktore të shtetit të sektit Rama:
𝟏 – 𝐌𝐨𝐬𝐩𝐞𝐫𝐟𝐢𝐥𝐥𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞𝐬𝐢𝐬𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭!
Mungesa e rolit rregullator të Shtetit, favorizimi i monopoleve dhe i një grupi biznesesh klientelistë të fondeve publike, qasja jostrategjike në vendosjen e tatimeve (lloje dhe nivele), por thjesht e nxitur nga nevoja e momentit për të mbushur buxhetin.
𝟐 – 𝐊𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐢𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞𝐫: “𝐝𝐨𝐫𝐚 𝐞 𝐡𝐞𝐤𝐮𝐫𝐭” 𝐦𝐛𝐢 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐧!
Bordet e vendosjes së çmimeve, apo kontrollet urgjente në terren, në forma gjobëvënieje janë thjesht metoda propagande, jo mënyra administrimi të ekonomisë dhe tregjeve.
𝟑 – 𝐏𝐚𝐤𝐞𝐭𝐚 𝐑𝐞𝐳𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐬 𝐤𝐚𝐥𝐨𝐣 𝐧𝐞 𝐏𝐚𝐤𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐒𝐡𝐩𝐞𝐫𝐟𝐢𝐥𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞!
Paketa e rezistencës sociale e sektit Rama në pushtet është e pamjaftueshme dhe vjen shumë e vonuar në kohë, pasi duhej të ishte përgatitur që në ditët e para të fund-shkurtit 2022, pas invazionit të Diktatorit Putin në Ukrainë më 24 shkurt 2022. Ndërhyrja qeveritare në kohë mund të kishte shmangur kërcimet pindareske dhe abuzive të çmimit të naftës në datat 9-10 mars 2022, me 250 dhe 260 lekë litri. Ishin protestat energjike qytetare ato që e detyruan sektin Rama të kontrollonte çmimin e naftës.