Një përgjim intensiv ndaj një 30-vjeçari të dyshuar se po bënte trafik armësh, trafik të qenieve njerëzore dhe korrupsion zbuloi edhe pesë persona të tjerë të lidhur me të, që akuzohen se falsifikuan testet e Covid-it.
Megjithëse nuk ka asnjë shpjegim se përse i akuzuari kryesor Florian Duqi nuk u kap në flagrancë, së paku teksa bën pazare për të nxjerrë një mjet të sekuestruar nga policia me kushtin se duhet t’i paguante 1 mijë euro, fashikulli hetimor tregon vetëm njërën anë të hetimit. Pavarësisht në bisedën e interceptuar i riu shprehet se po e mbaronte punën, për autoritetet ai po e mashtronte shtetasin Arjan Ozuni mbasi sipas drejtesise i dyshuari nuk ishte funksionar me kompetencat që të zhbllokonte një automjet. Sidomos i vënë nën përgjim për dyshimet e trafikut të armëve me destinacion Fushë-Krujën, ai nuk u kap as për këtë vepër
“Po vij në Tiranë, është mbushur makina plot o burrë me slienciatorë e kallasha. Hallall i qoftë, i bëri këto në mes të Kukësit”.
Përgjimet e mëpasshme referojnë se i dyshuari, së bashku me një shtetas tjetër në këtë qytet siguruan 6 automatikë, pesë pistoleta me silenciatorë dhe pesë maska me fytyrë njeriu me silikon. Kjo dyshohet të ketë ndodhur në 21 tetor 2021.
Por teksa policia referon se këto arme do të shiteshin tek një i kërkuar për vrasje me inicialet A.GJ, se çfarë ndodhi më pas nuk sqarohet në dosje, duke lënë të nënkuptuar se operacioni kishte dështuar. Të vënë në ndjekje të Duqit, autoritetet arrijnë ta gjejnë atë duke udhëtuar me një furgon pasagjerësh, prej të cilëve 6 posedonin teste Covid-i false.
Të gjashtë u dorëzuan përpara gjykatës për falsifikim të dokumenteve, së bashku me ta edhe njeriu kyç.
Në mbyllje të hetimit referohet dëshmia e Florian Duqit që këmbëngul se po udhëtonte drejt Gjermanisë dhe se nuk kishte dijeni për testet./ Top Channel