Deri tani policia e Shkodrës nuk ka asnjë autor të dyshuar për shpërthimet me tritol në dy bizneset 1 km larg njëri-tjetrit. Burimet thanë për abc se në pamjet e një kamere sigurie dallohet vetëm një person, që I ka vënë lëndën plasëse biznesit që ndodhet në godinën në pronësi të ish kandidatit të PD-së për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit.
Por ai ka qenë me maskë dhe kapele, ndaj dhe grupi hetimor nuk ka mundur dot ta identifikojë. Ndërsa kamerat tek supermarketit në pronësi të Florian Markut nuk kanë kapur momentin e vendosjes së lëndës plasëse. Dyshohet se ngjarjet kanë dy autorë, pasi shpërthimi ka ndodhur në të njëjtën orë, në 2.20 të së shtunës. Kurse porositësi mendohet se është I njëjti person.
Mësohet se Bushati dhe Marku kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikt me askënd. Kjo godinë kati i parë i së cilës është përshtatur për biznes dhe në katin tjetër banon familja Bushati ndodhet në qendër të qytetit, ndërsa supermarket i Florian Markut pranë stadiumit. Bushati e ka godinën në pronësi të tij, Marku ja ka marrë me qira familje Lici e njohur për disa konflikte në Shkodër. Policia po vijon hetimet dhe po mbledh të tjera filmime të kamerave të sigurisë në rrugët e tjera pranë këtyre bizneseve