BallinaKryesoreÇfare po ndodh? Ja lëvizja që bën kreu i grupit parlamentar të...

Çfare po ndodh? Ja lëvizja që bën kreu i grupit parlamentar të PD pas mbledhjes ku debatoi me ish-kryeministrin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sërish sot, për të dytën herë brenda ditës. ABC mëson se mbledhja do të mbahet pas përfundimit të seancës plenare.

Kujtojmë se mbledhja e parë pak para nisjes së seancës plenare zgjati vetëm disa minuta, ndërsa u shoqërua me debate mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajt.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se pas vendimit të gjykatës ajo që po ndodh në selinë blu është “atmosferë pushtimi”. Alibaej u shpreh se duhen dhënë sinjale bashkimi, por ato nuk mund të jepen duke ardhur, sipas tij, në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit siç bëri Berisha. Alibeaj tha se Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular