Debate mbledhja e grupit parlamentar të PD. Gazetari Osman Stafa, raporton për “BalkanWeb” se kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj ka nisur fjalën e tij në mbledhje, ku ndërkohë në sallë është paraqitur Sali Berisha
Mësohet se Alibeaj i është drejtuar Berishës me fjalët: “Nuk je i ftuar”. Ndërkohë, ish-kryeministri është përgjigjur: Duhet të pranoni realitetin. Por më pas Alibeaj i ka kujtuar Berishës sërish shpalljen non grata nga SHBA, duke thënë se realiteti është beteja me Blinken dhe kjo nuk iu shërben demokratëve. Berisha i është përgjijgur se është betejë për dinjitet njerëzor dhe se ka mbrojtur sovranitetin e vendit.
Alibeaj: Nëse flasim për realitet, ka edhe një realitet tjetër. Ke shpallur betejën me Blinken. Dhe kjo nuk u shërben demokratëve.
Berisha: Beteja është për dinjitet njerëzor. Jam njeriu i dytë në botë që hedh në gjyq sekretarin e DASH.
Berisha: Kam mbrojtur sovranitetin e vendit. Kam qenë kryetar shteti, kryeministër, jam më i votuari në rajon.