BallinaKronikeE rëndë/ 30-vjeçari humb jetën teksa punonte në vinç, babai i tij,...

E rëndë/ 30-vjeçari humb jetën teksa punonte në vinç, babai i tij, administrator i firmës së ndërtimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Shijakut.

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në punë në ambientet e një firme ndërtimi në administrim të shtetasit A.D.

Sipas policisë, shtetasi E.D. ishte duke punuar në vinç, ku aksidentalisht ka rënë dhe ka humbur jetën.

Mësohet se 30-vjeçari është djali i administratorit, shtetasit A.D.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular