Moti i keq që ka përfshirë vendin ka bërë që në Vlorë të rrëzohet një shtyllë e tensionit të lartë këtë të enjte.
Korespondenti i Panorama bën me dije se shtylla e tensionit të lartë që është rrëzuar furnizonte me energji elektrike Pashalimanin dhe antenat e një kompanie celulare.
Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ana e OSHEE-së Fier.
Për shkak të motit të keq, në bregdetin e Vlorës ka pasur erë të fortë në orët e fundit.