BallinaKronikeHEC-et në Klos, dëgjesa publike kthehet në protestë: Prona është e shenjtë...

HEC-et në Klos, dëgjesa publike kthehet në protestë: Prona është e shenjtë mos hyni më këtu

Dëgjesa publike kthehet në protestë. Banorët njësisë administrative Suç të Klosit kundërshtojnë ngritjen e 5 HECE-ve nga kompania SEKA Hidropower. Nuk pranuan të merrnin pjesë në dëgjesën publike dhe përzunë përfaqësuestit e kompanisë.

“Prona është e shenjtë mos hyr më këtu.”

“Me shkop në dorë luftojmë për brezat.”

Pasi përfaqësuesit e kompanisë u larguan, banorët thanë se nuk do të lejojnë për asnjë arsye që të ndërtohen këto HEC-e që nisin nga liqenet e Balgjajt deri në lumin Mat.

“Që në 2006 kanë filluar përpjekjet për të na marrë uji. I bie që të ikim të gjithë.”

“I bie të jemi të vdekur nëse na marrin ujin.”

“Mos vijë më se do ta pësojnë më keq.”

Banorët kanë dorëzuar edhe një peticion me 640 firma në Ministrinë e Energjitikës ku kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit të heceve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular