BallinaKryesore“Je i paftuar”, nis me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD,...

“Je i paftuar”, nis me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha i përgjigjet Alibeajt: Duhet të pranoni realitetin

Ka nisur me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD. Gazetari Osman Stafa, raporton për “BalkanWeb” se kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj ka nisur fjalën e tij në mbledhje, ku ndërkohë në sallë është paraqitur Sali Berisha.

Ndërkohë, Berisha i është përgjigjur se duhet të pranojnë realitetin: E ke gabim. Më pas Berisha ka nisur të shpjegojë procedurën se pse është i parregullt vendimi për shkarkimin e tij.

Alibeaj: Nuk je pjesë e grupit, sepse je i përjashtuar më 9 shtator. Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: E ke gabim. Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

Mbledhja ka nisur në orën 09:00 e njoftuar nga Enkelejd Alibeaj një ditë më parë. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte ftuar me pretendimin se nuk është më pjesë e grupit parlamentar.

Por në një prononcim për mediat ditën e djeshme, Berisha deklaroi se do të ishte prezent gjatë mbledhjes së grupit.

Ky është takimi i parë i grupit parlamentar me Komisionin e Rithemelimit pas vendimit të Gjykatës që njohu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Në mbledhje

Luan Baçi

Edmond Spaho

Tritan Shehu

Flamur Noka

Bledian Nallbani

Selaudin Jakupllari

Kasteiot Piroli

Belind Këlliçi

Sorina Koti

Ervin Salianji

Dhurata Çupi

Arbi Agalliu

Luciano Boçi

Edi Paloka

Isuf Çela

Dashnor Sula

Gerta Bardeli

Xhelal Mziu

Enkelejd Alibeaj

Flamur Hoxha

Agron Shehaj

Lefter Geshtenja

Tomor Alizoti

Helidon Bushati

Gazment Bardhi

Zef Hila

Ramadal Lika

Albana Vokshi

Eralda Tase

Oerdi Bylykbashi

Bujar Leskaj

Andi Ulliri

Lindita Metaliaj

Sali Berisha

Saimir Korreshi

Ina Zhupa

Emilja Koliqi

Elda Hoti

Jorida Tabaku

Merita Bakiu

Fatjon Veizaj

Kasem Mahmutaj

Mungojnë

Agron Gjekmarkaj

Alfred Rushaj

Ferdinand Xhaferri

Flutura Açka

Grida Duma

Kreshnik Collaku

Lulzim Basha

Orjola Pampuri

Zheni Gjergji

Ilda Dhori

Sakaq, kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular