BallinaKryesoreProf. Alqi Naqellari: Shqipëria çmimin më të lartë të benzinës ndaj pagës

Prof. Alqi Naqellari: Shqipëria çmimin më të lartë të benzinës ndaj pagës

SHQIPËRIA SI VEND PRODHUES, QË PRODHON MË SHUMË SE NEVOJAT E SAJ DUHEJ TË ISHTE NJË NGA VENDET ME ÇMIMIN MË TË ULËT NË BOTË NDËRSA RENDITET NË VENDET ME ÇMIMIN MË TË LARTË

 Vitet e fundit rritja e çmimeve nuk po ndalet, u rritën çmimet në kohën e tërmetit, u rritën në kohën e pandemisë, dhe tani së fundi në kohën e luftës së Ukrahinës. Si shpjegohet kjo rritje e vazhdueshme  e çmimeve dhe së fundi në mënyrë galopante? Përgjigjen e kësaj pyetje e japin;

  1. Prioritetet e gabuara në ekonomi.Prioritet në Shqipëri janë shpallur shërbimet dhe ndër to “turizmi”. Koha tregoi se kjo ishte një zgjedhje e gabuar e qeverisë. Prioritet duhej të ishte industria e nxjerrjes dhe përpunimit të karburanteve, e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve, bujqësia nëpërmjet rishikimit të ligjit 7501 të vitit 1991.
  2. Dështimet spektakolare të privatizimeve të pasurive të parikuperueshme.Privatizimi në shumë degë ishte i gabuar, nuk duhej të privatizoheshin pasuritë e parikuperueshme dhe uzinat e fabrikat e përpunimit të tyre. Disa prej këtyre privatizimeve dështuan me turp, si privatizimi i Keshit, i Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh etj. Keshi u rikthye në shtet, por menaxhimi i tij prej jo profesionistëve ka bërë që të zhballancohet në masë raporti prodhim-konsum duke sjellë rritje të çmimeve. Po kështu nëse nuk do privatizohej Kombinati i Ballshit sot nuk do kishim asnjë problem me çmimet e naftës dhe të energjisë elektrike, do ishim plotësisht të pavarur nga tregjet ndërkombëtare.
  3. Paaftësia në qeverisje. Qeveritë shqiptare që nga 1991 dhe në vijim kanë qenë qeveri të mbushur me militantë, përgjithësisht me njohuri të pakta dhe pa kurfarë eksperience në drejtim. Drejtues me njohuri të cunguara teorike për socializmin dhe aq më pak për sistemin e ekonomisë së tregut. Edhe sot që kanë kaluar 30 vjet qeveritarët akoma nuk kanë njohuri për ekonominë e tregut. Kapitalizmin e shikojnë vetëm te prona private, te PPP, te Koncensionet duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja dhe duke ja lënë tregut. Tregu thonë i vendos çmimet dhe qeveria nuk ndërhyn, në një kohë që qeveria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin, por edhe prodhuesin nga konkurenca e panderëshme. Ekonomi tregu do të thotë konkurencë e ndershme, demokraci funksionale dhe jo ekonomi e abuzimeve dhe e vjedhjeve. Nëse qeveritarëve tanë ju thua shtetëzojeni pasurinë e parikuperueshme, naftën, minierat etj, menjëherë të thonë se nuk kthehemi në socializëm, pra e identifikojnë pronën shtetërore sikur ekziston vetëm në sistemin socialist. Prona shtetërore ekziston edhe në kapitalizëm. Në nenin 11 të kushtetutës thuhet: “Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike”. Në këtë mënyrë sektorët që dështuan në privatizim mund të rikthehen në pronë shtetërore. Rafineritë e mëdha në gjirin Arabik janë pronë shtetërore dhe jo private, por kjo nuk do thotë se ato janë vende socialiste.
  4. Dështimi i deuroizimit. Banka e Shqipërisë së bashku me Ministrinë e Ekonomisë bën marrëveshje për deeuroizimin e ekonomisë.

Kjo marrëveshje dështoi, sepse euro jo vetëm që nuk u ul në qarkullim, por përkundrazi  sot në treg depozitat dhe kreditë në euro zënë më shumë se 50% të totalit të depozitave dhe kredive. Depozitat në valutë janë 10.6% më të larta se ato në lekë: në një kohë që në 2010 depozitat në lekë ishin 4,2 % më të larta se ato në valutë.  Rritja e eurove në treg ka bërë që kursi i saj të bjerë dhe për pasojë të ketë ndikime negative në rritjen e ekonomisë shqiptare.

  1. Kanabizimi dhe ekonomia informale.Është një nga faktorët e konsiderueshëm, që ndikon në kursin e këmbimit të lekut në euro. Ky zë e ka mbajtur lekun me kurs të ulët ndaj euros duke ndikuar në rritjen e importeve dhe rënien e eksporteve.
  2. Ekzistenca e monopoleve dhe oligopoleve. Janë këto dy struktura tregu që quhen tregje ku veprojnë firma çmim vendosëse dhe jo tregje ku veprojnë firma çmim pranuese siç është tregu i pastër konkurencial. Në monopol kemi një firmë të vetme të fuqishme, që prodhon dhe shet gjithë produktin e degës, ka pak produkte zëvendësuese dhe hyn e del me vështirësi nga dega. Kjo firmë i vendos vetë çmimet. Po kështu edhe në oligopol firmat i vendosin vetë çmimet. Nëse këto firma i rrisin njëkohësisht çmimet në një moment të caktuar, atëhere kemi të bëjmë me Marrëveshje Kartel, e cila është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj.Qeveria nuk ndërhyn në tregun e pastër konkurencial, por në tregun monopol dhe oligopol, në Kartel është e detyruar të ndërhyj për të mbrojtur konsumatorin, qytetarin e saj.
  3. Korrupsioni, etj.Në 22 vende Shqipëria zë vendin e Parë për çmimin më të lartë të rezervuarit të plotë të benzinës në përqindje ndaj pagës mesatare mujore neto.Çmimi i rezervuarit të plotë të benzinës (60l) si përqindje ndaj pagës mesatare mujore neto.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria, nga 22 vende të botës është vendi me përqindjen më të lartë të çmimit të sarbatorit të mbushur ndaj pagës mesatare mujore neto. Vendi më i  mirë është Venezuela me 0.5% çmim të sarbatorit plot ndaj pagës neto mesatare mujore.USA me 1.55%.Në Europë poshtë mesatares janë Polonia me 9.03%, Franca me 5.07, UK me 4.54%, Norvegjia me 3.75%. Mbi mesatare janë Turqia me 17.63% dhe Shqipëria që është kampione e këtij raporti me 26.59%(https://teddit.net/r/dataisbeautiful/comments/tchjny/price_of_full_tank_of_gasoline_60_l_as_a/)

1 Shqipëria 26.59
2 Pakistani 25.8
3 Filipine 24.73
4 Gana 20.69
5 Brazili 19.51
6 Turqia 17.63
7 India 16.64
8 Kenia 16.55
9 Argjentina 14.07
10 Rusia 12.32
11 Meksiko 12.06
12 Mesatarja 9.34
13 Polonia 9.03
14 Kina 6.24
15 Afrika e J 5.44
16 Franca 5.07
17 UK 4.54
18 Norvegjia 3.73
19 Knada 2.72
20 Australia 2.12
21 Arabia Saud. 2.07
22 USA 1.55
23 Venezuela 0.52

 

           

=Çfarë vendi zë në botë Shqipëria në çmimin e diezelit.

Nga gazi dhe karburanti rus dhe ukrahinas nuk varet ekonomia shqiptare.Nga gazi rus në EuropëvarenMaqedonia e Veriut, BosnjëHerzëgovina, dhe Moldavia që marrin 100% furnizimin me gaz nga Rusia.Finlanda dhe Lituania që marrrin 94 dhe 93% të nevojave të tyre. Nga shtetet e mëdha Gjermania plotëson 49% të nevojave, Italia 46%, Polonia 40% dhe Franca 24%.

-Për çmimin e diezelit në 7 mars 2022, nga 169 vende Shqipëria zë vendin e 137 me 1.705 $/l, në 21 mars zinte vendin e 143 me 1.991 $/litër.

Çmimet e naftës, 21-Mars-2022: Çmimi mesatar i diezelit në mbarë botën ishte 1.27 Dollar Amerikan për litër. Megjithatë, ka dallime të konsiderueshme në këto çmime midis vendeve.Si rregull i përgjithshëm, vendet më të pasura kanë çmime më të larta, ndërsa vendet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime dukshëm më të ulëta.

Ndryshimet në çmime ndërmjet vendeve janë për shkak të taksave dhe subvencioneve të ndryshme për naftën.Të gjitha vendet kanë akses në të njëjtat çmime të naftës në tregjet ndërkombëtare, por më pas vendosin të vendosin taksa të ndryshme.Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.(Sipas GlobalPetrolPrices.com)

Shqipëria është vend prodhues i karburanteve. Me prodhimin e saj mbulon të gjitha nevojat e vendit por ajo e importon të gjithë sasinë e karburantit sepse nuk e përpunon në vend. Kombinati i përpunimit të thellë të naftës në Ballsh u shkatërua nga keqmenaxhimi i tij. Shqipëria si vend prodhues duhej të ishte në grupin e vendeve me çmimet më të ulta në botë, por përkundrazi ajo sot është në vendin e 143 nga 169 vende të botës. Renditet në 26 vendet që kanë çmmimin më të shtrennjtë në botë.Çmimin më të ulët e kaIrani me 0.01 $/litër, çmimin më të lartë e ka Suedia 2.713$/litër. Çmimi mesatar është 1.273$/litër

Më poshtë po japim të dhëna për 41 vende të Europës për datat 7 dhe 21 mars 2022.

Vend/data 7.3 21.3 Vend/data 7.3 21.3 Vend/data 7.3 21.3
Çmimi $/liter D Çmimi $/liter D Çmimi $/liter D
1 Ukraine* 1.155 1.264 0.109 14 Mali Zi 1.574 1.917 0.343 28 Ireland* 1.866 2.137 0.271
2 Malta* 1.313 1.333 0.020 15 Latvia* 1.902 1.92 0.018 29 France* 2.145 2.214 0.069
3 MaqedoniaV 1.51 1.379 -0.131 16 Croatia* 1.704 1.955 0.251 30 Iceland* 2.114 2.241 0.127
4 Turkey* 1.381 1.399 0.018 17 Luxemburg 1.876 1.961 0.085 31 Italy* 1.999 2.286 0.287
5 Hungary* 1.322 1.415 0.093 18 Spain* 1.82 1.968 0.148 32 Sëitzerland* 2.139 2.292 0.153
6 Bulgaria* 1.562 1.620 0.058 19 Albania  1.705 1.991 0.286 33 Denmark* 2.343 2.335 -0.008
7 Slovenia* 1.803 1.698 -0.105 20 S.Marino 1.98 2.01 0.030 34 UK 2.113 2.353 0.240
8 Serbia* 1.651 1.761 0.110 21 Austria* 1.866 2.014 0.148 35 Finland* 2.218 2.379 0.161
9 Bosnia & Herz.* 1.647 1.782 0.135 22 Lithuania* 2.007 2.015 0.008 36 Germany* 2.206 2.394 0.188
10 Poland* 1.29 1.782 0.492 23 Portugal* 1.967 2.035 0.068 37 Netherlands* 2.059 2.448 0.389
11 Slovakia* 1.648 1.798 0.150 24 Belgium* 2.257 2.04 -0.217 38 Norëay* 2.686 2.538 -0.148
12 Romania* 1.628 1.81 0.182 25 Çekia 1.908 2.055 0.147 39 Hong Kong* 2.494 2.543 0.049
13 Cyprus* 1.609 1.852 0.243 26 Estonia* 2.061 2.093 0.032 40 Monaco  2.119 2.559 0.440
27 Greece* 1.829 2.101 0.272 41 Suedia 2.696 2.713 0.017

Nga 41 vende të Europës Shqipëria zë vendin e 19 për nivelin e çmimit me 1.991$.l. Çmime më të ulta se Shqipëria kanë:

– Maqedonia me 1.379$/l me një ulje ndaj çmimit të 7 marsit me 0.131$/l.

-Turqia me 1.399$/l me një rritje të lehtë ndaj çmimit të 7 marsit me 0.018$/l

-Hungaria me 1.415$/l me një rritje të lehtë ndaj çmimit të 7 marsit me 0.093$/l

-Bullgaria me 1.620$/l me një rritje të lehtë ndaj çmimit të 7 marsit me 0.058$/l

– Sllovenia me 1.698$/l me një rritje të lehtë ndaj çmimit të 7 marsit me -0.105 $/l

– Serbia me 1.761$/l me një rritje të lehtë ndaj çmimit të 7 marsit me 0.11$/l

-Mali i Zi 1.917$/l me një rritje të lehtë ndaj çmimit të 7 marsit me 0.343, etj

Shqipëria me 1.991  me një rritje të lehtë ndaj çmimit të 7 marsit me 0.286$/l

Kanë rritje më të lart nga 7 marsi në 21 mars 2022  të çmimeve Polonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia, Irlanda, Italia, UK dhe Hollanda.  Kanë ulje të çmimeve Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Belgjika, Danimarka dhe Norvegjia.

Edhe me çmimin e gazolinës Shqipëria është në vendet me çmim më të shtrenjtë, nga 170 vende zë vendin e 133. Përfundimisht mund të themi se Shqipëria si vend prodhues, që prodhon më shumë se nevojat e saj duhej të ishte një nga vendet me çmimin më të ulët në botë ndërsa renditet në vendet me çmimin më të lartë.

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular