Partia Demokratike ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat këtë të enjte në mëngjes. PD e cila njeh për kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, thotë se “pushtimet”, nuk e ndihmojnë partinë.
Me fjalën “pushtim” PD i referohet pranisë në mbledhjen e grupit të Sali Berishës, të cilit Alibeaj i kërkoi këtë mëngjes që të mos ishte i pranishëm pasi sipas tij nuk është pjesë e grupit parlamentar demokrat.
“Vendimi i gjykates për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë. PD është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim sipas ligjit. Në të njëjtën kohë PD ka bërë një kallëzim në SPAK për gjygjtarin Zhukri dhe njëkohësisht po pret rezultatin e inspektimit nga ILD. Vendimet, veprimet, pushtimet nuk e ndihmojnë PD dhe nuk i shërbejnë bashkimit dhe as të ardhmes së demokrateve. Alternativa jonë e së nesërmes nuk mund të jetë kurrë një alternativë dhune dhe pushtimi apo izolimi nga partnerët tanë euro-atlantikë, me të cilët ia kemi dalë të sigurojmë arritjet më madhore për shqiptarët”, thuhet në reagimin e PD, ne rrjetet sociale.
REAGIMI I PD
Prej ditësh në Partinë Demokratike një grup personash janë duke vepruar në kundershtim me ligjin. Kryetari i komanduar i PD Enkeled Alibeaj ka deklaruar edhe sot se të gjithë këto veprime janë të paligjshme.
Vendimi i gjykates për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë. PD është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim sipas ligjit. Në të njëjtën kohë PD ka bërë një kallëzim në SPAK për gjygjtarin Zhukri dhe njëkohësisht po pret rezultatin e inspektimit nga ILD.
Nga ana tjeter PD pret vendimin e gjykates për regjistrimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetor.
Partia Demokratike do të presë me durim vendimet gjygjsore ndërkohë që do të fokusohet te hallet e qytetareve që sot janë goditur nga korrupsioni i një qeverie që i ka braktisur tërësisht njerëzit.
Partia Demokratike do të zbatojë cdo vendim gjyqësor të formës së prerë.
Vendimet, veprimet, pushtimet nuk e ndihmojnë PD dhe nuk i shërbejnë bashkimit dhe as të ardhmes së demokrateve. Alternativa jonë e së nesërmes nuk mund të jetë kurrë një alternativë dhune dhe pushtimi apo izolimi nga partnerët tanë euro-atlantikë, me të cilët ia kemi dalë të sigurojmë arritjet më madhore për shqiptarët.