BallinaKronikeSekuestrohen 2 milion euro pasuri në Tiranë, kush është 34-vjeçari me 3...

Sekuestrohen 2 milion euro pasuri në Tiranë, kush është 34-vjeçari me 3 emra që e posedonte!

spot_img
spot_img

Rreth 2 mln euro pasuri janë sekuestruar ditën e sotme nga policia e Tiranës.

Dyshimet e para janë se kjo pasuri vinte nga aktiviteti kriminal

Bëhet me dije sipas njoftimit të policise se pronat e luajtshme dhe të paluajtshme i posedonte 34-vjeçari Stivens Alku alias (Geralf Kadriu) alias Serxho Kadriu.

Sipas informacioneve për mediat Stivens Alku është ndaluar në 2009 me 1 kg kokainë në Gjermani, po ashtu është ndaluar edhe në 2006 dhe 2016 për drogë. Në 2019 u ndaluar me 200 mijë euro cash duke hyrë nga Gjermania në Holandë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, konkretisht:

•    Pasuri (Vile Elitare) me siperfaqe totale ndertim 363.8m2, se bashku me nje siperfaqe trualli prej 1040m2, ndodhure ne Palasë, Himarë Vlorë.
•    Pasuri, e llojit Ullishte,  me siperfaqe 400 m2, ndodhure Sauk Tiranë.
•    Pasuri, e llojit ullishte sipërfaqe 900 m2, ndodhure Sauk Tiranë
•    Pasuri (vile) me siperfaqe 100m2 ndodhure Paskuqan Tirane.
•    Pasuri e llojit apartament, me  siperfaqe 64m2, ndodhure Rruga Elbasanit Tirane.
•    20% te kuotave te subjektit me nipt K31526005Q
•    Automjeti, markes BMW X5.
•    Automjet i markes  tip Audi Q5.
•    Automjet i markes Land Rover, model Range Rover EVOQUE.
•    Automjet i markes BMW X5.

Sekuestrohen 2 milion euro pasuri në Tiranë, kush është

Sekuestrohen 2 milion euro pasuri në Tiranë, kush është

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular