Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vijnë në ndihmë Ukrainës në rast se kjo e fundit sulmohet me armë kimike ose biologjike. Sipas Shtëpisë së Bardhë Ukraina po furnizohet me pajisje nga SHBA-të në rast se Rusia vendos ta sulmojë atë me armë të shkatërrimit në masë.
Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, Ukraina po furnizohet me pajisje mbrojtëse pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore paralajmëruan se Rusia mund ta sulmonte vendin me armë kimike dhe biologjike.
Sipas SHBA-ve, Rusia mund të orkestrojë një operacion të rremë për të goditur më pas me armë kimikë dhe biologjike.