BallinaPolitike“S’kemi emër për President”- Sali Berisha tregon a do bashkëpunojë me Ramën:...

“S’kemi emër për President”- Sali Berisha tregon a do bashkëpunojë me Ramën: Si të puthesh me Judën! Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka një emër për President, por hodhi poshtë mundësinë e një konsensusi me Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Gjatë një deklarate nga Shkodra ai tha se s’do votojë kandidatët e kryeministrit, duke theksuar se “është sikur të dërgojë kopjen e Ramës në Presidencë”.

“Jam i bindur se të rinjtë shqiptarë do ngrihen fuqishëm për të rikthyer votën e lirë. Nuk jam takuar sot për herë të parë me deputetët në Shkodër. Është një bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës që i nderoj dhe respektoj, të gjithë deputet e PD. Është koha të bashkojë forcat përballë një regjimi që përbën një organizatë kriminale. Kur janë me kollare dhe kostume, është super-organizatë. Edi Rama është dezekuilibruar sepse e sheh që ngado që lëviz del ai që është. Kam besim se me qytetarët e Shqipërisë dhe shkodranët i ka kohërat e numëruara”, u shpreh Berisha.

“Ne si opozitë s’kemi emër për President, jo s’kemi. Absolutisht jo, s’do votojmë kandidatët e Edi Ramës, do të thotë të çosh kopjen e tij në Presidencë”, tha ai.

Konsensus me Edi Ramën?

“Është si të puthësh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes, edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë. Do e mund siç e kam mundur dy herët e tjera (qesh)”, përfundoi Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular