Bayern Munchen dha një provë të fortë sot në fushë teksa fitoi 4-1 në transfertën me Freiburg por kjo fitore mund të jetë edhe subjekt i një hetimi per bavarezët të cilët mund ta humbasin në tavolinë.
Arsyeja është e thjeshtë por edhe qesharake….Për shkak të një gabimi ose quajeni si të doni, bavarezët luajtën me 12 lojtarë në fushë për 17 sekonda dhe fotoja më poshtë e konfirmon me 11 lojtarë pa llogaritur Neuer që është në portën e tij.
Gafa e rëndë u shkaktua në minutat e fundit kur Sule u fut në vend të Tolisso dhe ky i fundit nga ndërprerja e lojës nuk doli derisa u sinjalizua nga vendasit.
Ekzaktësisht 17 sekonda luajti Bayerni me 12 lojtarë derisa arbitri kuptoi atë që kishte ndodhur. Gjithsesi sfida u mbyll 4-1 por Bayerni tani mund të pësojë një humbje 3-0 në tavolinë….E pabesueshme!/Ora News/.