Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka përjashtuar Will Smith nga të gjitha ngjarjet për 10 vjet, për shkak të incidentit që ai shkaktoi gjatë shfaqjes së Oscars, ku goditi me shuplak komedianin Chris Rock.
“Bordi i Guvernatorëve ka vendosur, që për një periudhë 10 vjeçare, nga 8 Prilli 2022, zoti Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë personalisht ose virtualisht në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.”- thuhet njoftimin e Akdemisë.
“Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mikpritësit, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për qëndrimin e tyre gjatë transmetimit tonë televiziv.”- thuhet më tej.
Gjithashtu Akademia vendosi që Smith të mbajë Oscarin e tij për rolin në filmin “King Richard”.
Deklarata e plotë e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit:
Çmimet e 94-ta Oscar ishin menduar të ishin një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar; megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë z. Smith të ekspozonte në skenë.
Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam siç duhet situatën në seknë. Për këtë na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të jepnim një shembull për mysafirët tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën, dhe ne dështuam – të papërgatitur për situatën e paprecedentë.
Sot, Bordi i Guvernatorëve thirri një takim për të diskutuar se si t’i përgjigjet më mirë veprimeve të Will Smith në Oscar, përveç pranimit të dorëheqjes së tij. Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, Z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.
Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mikpritësit, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për vendosmërinë dhe hirin e tyre gjatë transmetimit tonë televiziv.
Ky veprim që ne po ndërmarrim sot në përgjigje të sjelljes së Will Smith është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve tanë dhe rikthimin e besimit te Akademia. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo mund të fillojë një kohë shërimi dhe restaurimi për të gjithë të përfshirët dhe të prekurit.