BallinaKronikeEMRI/Po shkonte të takonte të fejuarën, humb jetën ne aksident biznesmeni shqiptar...

EMRI/Po shkonte të takonte të fejuarën, humb jetën ne aksident biznesmeni shqiptar 45-vjeçar

spot_img
spot_img

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik teksa po udhëtonte nga Ravenna në Forli. Ai ishte duke shkuar për tek e dashura e tij, kur humbi kontrollin e “Alfa Romeo”-s, doli nga rruga dhe gjeti vdekjen pas përplasjes me pemët pranë bregut të lumit Ronco. Viktima e tragjedisë që ndodhi pasditen e vonë të së shtunës përgjatë Ravegnanës është Lorenc Beqari, 45 vjeç me kombësi shqiptare.

Aksidenti ndodhi në Durazzanino, në kufirin mes provincave Forlì-Cesena dhe Ravenna, ndërkohë që zona ishte përfshirë nga moti i keq, me erë të fortë dhe shi. Dinamika e fakteve po shqyrtohet nga agjentët e Departamentit të Aksidenteve të Policisë Lokale të Forlit.

E dashura e tij Sandra Tampieri, një fytyrë e njohur në qytet për pjesëmarrjen në spektaklin e “Maurizio Costanzo Show”, ka deklaruar se ai ishte nisur për tek ajo. Beqari ishte një biznesmen me origjinë nga Durrësi, por banonte në Ravenna.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular