BallinaKryesoreNjë muaj provime shteti për mësuesit e rinj, ja datat. Kur penalizoheni...

Një muaj provime shteti për mësuesit e rinj, ja datat. Kur penalizoheni për pjesëmarrje

spot_img
spot_img

Më në fund ka një datë për testimin e mësuesve të sapodiplomuar që presin të aplikojnë për punë.

Plot një muaj testime për 23 profile të mësuesisë, që nisin nga e hëna e javës që vjen deri në 11 maj. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik kalendarin me datat ndërkohë që vazhdimisht hedh listat me emrat e atyre që futen në provimin e licencës.

Këta të fundit duhet të gjejnë emrin e tyre, bashkë me datën dhe orën e saktë, respektimi i së cilës ka shumë rëndësi, pasi penalizon në pjesëmarrje. Sikundër edhe lista e dokumenteve.

E gjithë paketa e rregullave dhe ato që duhen me vete në ditën e provimit është rifreskuar dhe bërë publike.

Të interesuarit duhet të konsultohen përpara se të paraqiten në ambientet e QSHA-së për të dhënë testin, i cili iu lejon më pas të vijojnë me procedurat për punësim. Si asnjëherë tjetër, provimet e shtetit do të mbahen edhe të shtunave.

DATAT

Sezoni XVII i provimeve të shtetit nis me mësuesit e gjuhës angleze në 11 maj. Janë 352 mësues, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së, të cilët duhet të paraqiten 30 minuta përpara orarit të caktuar bashkë me listën e dokumenteve.

Konkretisht, bëhet fjalë për mjetin e identifikimit bashkë me një kopje të tij, faturën origjinale të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA-së, si dhe kopje të diplomave të ciklit të parë e të dytë, bashkë me dokumentin që vërteton zotërimin e gjuhës së huaj.

Për një mësues që i ka shlyer të gjitha detyrimet, por nuk ka marrë kartonin e diplomës, kandidati duhet të pajiset me një vërtetim ku të specifikohet se ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e studimeve, llojin e programit ku ka studiuar, vitin e përfundimit, numrin e matrikullimit, datën e diplomimit dhe numrin e krediteve në master.

“Kandidatët që nuk paraqesin dokumentet e mësipërme nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit”, nënvizon QSHA duke lutur të interesuarit të verifikojnë paraprakisht emrin dhe të dhënat në listën e azhurnuar herë pas here.

“Përtej afatit të përcaktuar, nuk do të ketë pranime për pjesëmarrje në provimin e shtetit. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se oraret do të jenë të përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së”, shton institucioni që menaxhon provimet e shtetit për profesionet e rregulluara.

Rregullat gjatë orarit të provimit janë të njëjta. Ndalohet çdo lloj komunikimi, ushqimi a mjeti me vete (përveç një stilolapsi për nënshkrimin e rezultatit në fund). Testi për licencën është kusht për të aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Provimet e shtetit jo pa qëllim zhvillohen në këtë periudhë, pasi i paraprin provimit për punësim që mbahet në gjysmë të vitit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular