Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të SHBA për Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin, duke ndarë në Twitter postimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe atë të Ambasadës Amerikane.
“Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv”, thuhet në reagim.
Po ashtu ajo ka rishpërndarë edhe postimin e ambasadës britanike në Shqipëri e cila bën me dije se janë sanksionuar dy politikanë të Bosnje-Hercegovinës.
“Qeveria angleze sanksionoi sot 2 politikanë pasi kanë minuar legjitimitetin e Bosnje-Hercegovinës. Milorad Dodik dhe Zeljka Cvijanovic nuk lejohet të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar si dhe të përdorin ose të kenë akses në asnjë pasuri që mund të kenë në territorin britanik”, thuhet në këtë reagim.