Ai ka thënë se Alibeaj po i shërben agjendës së Bashës dhe Ramës dhe jo interesave të PD, duke shtuar se shkarkimi i tij nga kryetari i grupit duhet të ndodhë sa më shpejt. Në mbështetje të Alibeajt, sipas Palokës janë 2 apo 3 deputetë, të cilët nuk po ndihmojnë bashkimin, por sipas tij, stimulojnë përçarjen.
“Është një mbledhje e grupit të PD që orientohet nga ai që deri më sot drejton grupin parlamentar jo me agjendë të PD, por me agjendën e Kongresit të PS. Alibeaj flet të flasë gjoja për bashkimit, ka parashikuar bashkimin dhe fillon mbledhjen me agjendën që la Edi Rama, përjashtimin e deputetëve të PD. Si të flitet për bashkim ku fjalët e parë të Alibeajt janë që këta deputetë janë të përjashtuar. Në këto kushte, Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat që i lejohen edhe një kryetari grupi.
Alibeaj nuk mund të jetë kryetar grupi, sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Në statutin e PD, është e qartë që vendi i kryetarit është paralele me atë të nënkryetarit. E kemi pranuar për të mos krijuar klimë përçarëse.
Jemi ne ata që kemi bërë thirrje për bashkim. E kemi pranuar atë për këtë arsye. Për të mos filluar përçarje të PD, por për të bashkuar çdo gjë që u prish nga Basha dhe ata që i shkonin dhe për fat të keq, po i shkojnë mbrapa. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit, me të gjitha kompetencat që ka një komision i tillë për të marrë të gjitha vendimet e duhura në funksion të PD, siç është edhe shtyrja për 30 prillin, që ishte një tentativë për të afruar sa më shumë demokratët. Është një grup prej 2 deputetësh që ndjekin agjendën Basha-Rama. Pjesa tjetër e grupit kërkojnë bshkim dhe normalizim të punës të PD.
Ne si komision kemi bërë propozim tjetër, meqenëse ne kemi miratuar në Kuvend që deputetët s’duhet të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar, ne do të kërkojmë që deputetët të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa u votuar. Zoti Alibeaj e ka sjellë situatën në këtë pikë, madje jo vetëm po ndoqën me atë agjendë që nuk është e PD, por e Edi Ramës.
Janë kryer veprime banale dhe tregojnë mentalitetin si po ecën ky grup i vogël. Alibeaj ka bërë një numër emërimesh me kokë të tij. Ka arritur deri aty sa në Qarkun e Gjirokastrës, ku kemi deputet Tritan Shehu, ka shkuar ka emëruar një sekretar që i bie të jetë i Shehut. Kjo tregon mentalitetin që po ecin këta njerëz, që nuk i shërbejnë interesave të PD. Nuk ka asnjë logjikë juridike dhe ligjore që të rrëzohet vendimi i mbi 4 mijë delegatëve të PD. Vendimin e kanë marrë anëtarët, delegatët. Ne do të ndjekim të gjitha hallkat e drejtësisë. Ne nuk përjashtojmë asnjeri, e kemi thënë ditën e parë. Kur një njeri ndjek agjendën e Edi Ramës, nuk mund ta bësh”, tha Paloka.