Kirurgët në Ukrainë kanë kryer një operacion të jashtëzakonshëm, pasi i kanë hequr plumbin një ushtari nga zemra që po rrihte.
“Daily Mail” shkruan se në operacion e kryer në spitalin Feofaniy në Kiev, kanë marrë pjesë mjekë ukrainas dhe bjellorusë, të cilët arritën që të hiqnin plumbin.
Pamjet e pabesueshme të procedurës tregojnë se zemra e ushtarit pulsonte, ndërsa mjekët nxirrnin me kujdes plumbin rus nga zemra e ushtarit ukrainas. Ky i fundit është parë më vonë në këmbë, duke qëndruar pranë mjekëve që i shpëtuan jetën.
Madje thuhet se ai mbeti i “etur për të luftuar” kundër ushtrisë pushtuese ruse. Kjo arritje e mahnitshme e mjekëve vjen pasi Rusia përdori armët kimike në Mariupol.
Ushtarët ukrainas pretendojnë se u goditën nga një agjent i hedhur nga një dron, duke i lënë ata të paaftë për të marrë frymë dhe të trullosur.
Detajet e sulmit, nëpërmjet aplikacionit të mesazheve Telegram, thonë se një “substancë helmuese me origjinë të panjohur” ka bërë që mbrojtësit e qytetit të vuajnë nga simptoma që përfshijnë probleme me frymëmarrjen.