BallinaKronikeEMRAT/Me granata dhe kamera tek parcela e kanabisit/ Si i rrezikonin jetën...

EMRAT/Me granata dhe kamera tek parcela e kanabisit/ Si i rrezikonin jetën të panjohurve 2 tropojanët

spot_img

Agron Hoxhaj, 51 vjeç, u arrestua sot në Kovaç të Tropojës nga policia pasi kishte mbjellë kanabis.

Parcela e ndërtuar nga Hoxhaj, kishte edhe masa sigurie, si kamera dhe granata të vendosura si kurthe

Dy granatat ofensive ishin lidhur me fill sintetik duke u kthyer në një kurth. Nëse tërhiqej më shumë nga duhej, shpërthenin. Në rast se një i panjohur futej aty mund të rrezikonte jetën.

Ndërsa kamerat përdoreshin për të monitoruar zonën. Policia kishte rënë në gjurmë kultivuesve të drogës.

Pas hetimeve thotë se arriti në përfundimin se Bima narkotike aty mbillej nga Agron Hoxhaj, 51 vjeç dhe Bekim Çelaj, 22 vjeç.

Me vendim gjykate, blutë e Kukësit ushtruan kontrolle në zonë në kuadër të operacionit “Sofistikimi”. Në pranga vunë vetëm 51-vjeçarin, ndërsa i riu i shpëtoi arrestimit dhe ndodhet në arrati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular