BallinaAktualitetDevijimi i lëvizjes së automjeteve në Unazën e Madhe, ARRSH publikon hartën:...

Devijimi i lëvizjes së automjeteve në Unazën e Madhe, ARRSH publikon hartën: Si do të bëhet qarkullimi i mjeteve

spot_img

Nga dita e sotme do të devijohet lëvizja e automjeteve në Unazën e Madhe. Njoftimi është bërë me dije nga ARRSH, teka ka theksuar ndër të tjera se devijimi do të bëhet për shkak ndërtimit të lotit 3.

Mësohet se automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.

Njoftimi i plotë

Duke filluar nga dita e diel, 17.04.2022 ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3.
Automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.

Automjetet që përdorin aksin e rrugës dytësore djathtas, nuk do të kenë ndryshim të lëvizjes.
Automjetet që do të vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të ketë ndryshime në qarkullim.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular