Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër. Bëhet e ditur se një 11-vjeçar është rrëzuar nga tre metra lartësi teksa luante.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 shtatori, përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Mësohet se fëmija ka rënë me kokë poshtë, duke shkaktuar fraktura serioze.
Menjëherë është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndërhyrje të specializuar.