Presidenti i institutit liberal “Pashko”, Preç Zogaj ka dhënë një intervistë për gazetën “Mapo”. Duke komentuar zhvillimet me të fundit në vend, veçanërisht pas vendimit të SHBA-së për të futur në listën e zezë një biznesmen dhe një ish-politikan, Zogaj flet edhe për komplementaritetin që ka lufta në Ukrainë me luftën kundër korrupsionit të lartë në rajon dhe në Shqipëri. Lidhur me këtë, ai, nënvizon se “non gratta” nuk është një instrument që përdoret vetëm nga SHBA-të, por po përqafohet edhe nga Britania e Madhe, e cila sipas tij përfaqëson një krah të fuqishëm të aleancës euroatlantike.
Mapo: Shtetet e Bashkura të Amerikës shpallën të hënën non gratta një listë të re me poiltikanë, ish poltikanë dhe zyrtarë të lartë në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, ndërkohë që nga Shqipëria futen në listën e zezë biznesmenin Ylli Ndroqi dhe ish deputetin Aqif Rakipin, duke e çuar në gjashtë numrin e shqiptarëve të shpallur non gratta nga SHBA. Çfarë përfaqësojnë sipas jush këto shpallje të reja në kontekstin e politikës së SHBA për Shqipërinë dhe rajonin.
Perfaqësojnë stuhinë që vazhdon të ngrihet për të ndëshkuar në vijimësi përsona të përfshirë në aktiivitete destabilizuese dhe korruptive, siç u shpreh Sekretari i Shtetit Blinken. Pavarësisht se po udhëheq koalicionin e vendve të lira në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit barbar të Rusisë, duket qartë se Uashingtoni nuk i ka lënë pezull angazhimet e shpallura në rajon dhe në Shqipëri. Ky fakt flet shumë për rëndësinë e çeshtjes sikurse na tregon edhe komplementaritetin që ka lufta në Ukrainë me luftën kundër korrupsionit të lartë në rajon dhe në Shqipëri. Sado të largëta mund të duken.
Mapo: Ku konsiston ky që ju e quani komplementaritet?
Në të dy rastet lufta në thelb është për demokracinë kundër autokracisë dhe tiranisë ekspansioniste që në skenën botërore të ditëve tona përfaqësohet piksëpari nga regjimi rus me Putinin në krye.
Mapo: Në listën e të sanksionurve të fundit shohim emra poltikanësh dhe ish politikanësh të lartë nga vendet fqinje të Ballkanit, ndërkohë që nga Shqipëria kemi një ish deputet dhe një biznesmen. Si e shihni këtë kombinim?
Emrat dalin në bazë të fakteve të verefikuara. Grupimi i tyre nuk ka ndonjë motiv tjetër. I vetmi “kombinim” që shoh në shpalljet e fundit është bashkrendimi i dy Departamenteve , i Shtetit dhe Thesarit. Me theks nga Thesari, që sanksionon pasuritë kriminale dhe korruptive.. Vura re se shpalljet kanë të përbashkët, veç të tjerash, fokusimin te korrupsioni zgjedhor dhe në mënyrë me ekspicite te shitblerja e votave, si një dukuri që shkatërron themelin e demokracisë. Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, është shpallur edhe për krime zgjedhore. Rasti i ish deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi vendoset nga Departamenti i Shtetit në kontekstin e dukurisë me përhapjeje të gjerë të shitblerjes së votave “Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”, nënvizon Departamendi i Shtetit. Ky paragraf është një damkë e madhe, e merituar që praktikisht e bën vulnerabël legjitimitetin e zgjedhjeve të 25 prillit. Kryeministri Rama është i njoftuar tashmë për këtë.
Mapo: Në një shënim të Sekretarit të Shtetit, Blinken për këto shpallje thuhet se SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit. Tërheq vëmendjen përmendja këtu e Britanisë së Madhe. Si e komentoni këtë?
Është vërtetë një risi , një lajm i gëzueshëm. Do të thotë se “non grata” nuk është një instrument që përdoret vetëm nga SHBA, por po përqafohet edhe nga Britania e Madhe, që përfaqëson një krah të fuqishëm të aleancës euroatlantike dhe është gjithnjë e me aktive në rajonin tonë dhe në Shqipëri me politikën dhe diplomacinë e saj të sprovuar. Është shumë e rëndësishme që vendet mike e përtnerë të Perendimit të jenë në unison përballë individëve dhe grupeve, që janë përfshirë në aktivitete destabilizues dhe korruptive.
Mapo: A mund të ndodhë që edhe BE do t’u bashkohet SHBA për shpalljet non grata të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të vendeve të rajonit?
Besoj se po. Britania e Madhe, siç e thamë më lart, ka dhënë shembullin e para. Në dritën e nje koshience të re për bashkimin që po fitojnë vendet e BE-së përkundrejt rrezikut rus dhe rreziqeve të tjera që u vinë demokraciive nga regjimet antidemokrartike apo iliberale, instrumenti “ non grata” pritet të përdoret edhe nga Brukseli si kryeqyteti politik i BE-së, edhe nga vendet e veçanta dhe nga grupet politike brenda këtij unioni. Nuk është rastësi, por është në logjikën e koshiencës që përmendëm me lart që dy prej figurave europiane që po spikasin në mbështetjen e Ukrainës dhe në përballjen me Moskën, janë kryetarja e Komisonit Euopian, Ursula Von der Leyen dhe komisioneri I Jashtëm, Josep Borrell. Protagonizmi i tyre ilustron faktin se bashkimi po prevalon ndaj singolariteteve. Perendimi do flasë gjithnjë e më shumë me një gojë për çeshtjet kyçe të sigurisë dhe demokracisë.
Mapo: Gjatë javës së shkuar u mbajt Kongresi i PS-së, një ngjarje që kaloi pa ndonjë jehonë të veçantë në publik. Çfarë ju bëri më shumë përshtypje nga ky Kongres?
Fakti që kaloi pa jehonë nuk duhet marrë si një gjë negative.Shoqëria duket se është në një proces distancimi dhe tëhujëzimi me shfaqjet propagandistike pa thelb, pa risi, që janë shfaqje tipike rregjimi. Ajo që më bëri përshtypje ishte referimi i tepruar, gati si zbulim, i atij që Rama e quan këshillim kombëtar. Ku kishin marrë pjesë me sa dëgjova rreth pesëqind mijë njerëz. Njerësit mund të pyetën, unë nuk janë kundër konsultimit me njerëzit, por ketë e bëjnë edhe diktaturat, edhe rregjimet njëpartiake. Edhe Enver Hoxha thoshte “ ç’don populli bën partia”, por e pamë se çfarë bëri. Demokracia e dëshmon natyrën e saj përmes votimit të fshehtë, përmes referendumeve kur është fjala për të pyetur publikun ose me zgjedhje të lira kur votohet për pushtetin qëndror apo vendor. Referendume në Shqipëri nuk ka, zgjedhjet shiten e blihen, siç e thotë edhe Departamenti i Shtetit. Sa përqind të qytetarëve të rritur përfaqësojnë 500 mijë njerëz? Çfarë garancish e sigurish ka se si janë mbushur e kush i ka mbushur ato fletë? Zero. Ato mund ti vlejnë Ramës për njohje , por nuk vlejnë për të marrë vendime në emër të popullit. Sepse janë shumë më pak se sa është populli dhe u mungon siguria. Por ne kuptuam se si po përparon në mendjen e Ramës demokracia konsultative ala kineze, ndërsa është goditur rëndë demokracia e votës së lirë, të drejtë e të barabartë. Koha është e tillë që Rama nuk prodhon më asgjë të re. Trukeve të tij u ka dalë boja, thjesht përfiton nga kriza që ka përfshirë opozitën.
Mapo: Kriza e opozitës vazhdon. Edhe dje ka vijuar përplasja në grupin Parlamentar. Ku ngec sipas jush bashkimi i PD-së dhe a ka shanse të realizohet?
Më duhet të përsëris veten: Ngec te Berisha. Berisha është pengesa. Të qenët e tij non grata është pengesa.Kjo është e verteta lakuriqe që ka dalë në dritë pas dorëheqjes së Bashës. Motivet e Foltores kanë qëne një potpuri deri vonë. Ose kështu janë paraqitur së paku. Disa thoshnin se mbyllen sytë dhe u bënë me Foltoren sepse Basha është humbës. Disa sepse Basha kishte vrarë demokracinë e brëndshme në parti! Disa për hatermbetje përsonale. Disa me arsyetimin se vetem Berisha mund ta largojë Bashën dhe sapo ta largojë, do të tërhiqet. Sepse, do të ndihet i shpërblyer në lëvizjen tij hakmarrëse kundër ish delfinit, sepse e di se nuk mund të qëndrojë dhe nuk mund të fitojë në krye të PD-së duke qenë i shpallur non grata. Disa të tjerë duke besuar narrativën e tij se SHBA ia kanë bërë sepse ka mbrojtur Kosovën, se ai e ka hedhur në gjyq në Francë dhe dhe dhe do ta nxjerrë bllof sekretarin Blinker, e tjerë e tjerë. Me dorëheqjen e Bashës dhe me lajmet që ka dhënë vetë Berisha për gjyqin e Parisit, tërë këto motive janë reduktuar në një motiv: në motivin fillestar, në motivin e vertëtë: që është motivi i sfidimit të shpalljes non gratta nga SHBA me njerëz nga pas, duke synuar përdorimin e PD-së si bunker dhe si kartë force përballë SHBA. Ky është momenti i qartësisë për ndarjen në PD. Bashkëpunim të ngushtë me SHBA ose ndërpreje të marrëdhënieve me ta, pra izolim prej tyre. Kjo nuk është çështje e diveristetit të mendimit brenda një partie. Bëhet fjalë për opsione përjashtuese të njëra-tjetrës.
Mapo: Por Berisha me të tijtë i mëshojnë tezës se SHBA mund të ndryshojnë qëndrim dhe sjellin si shembull rikthimin e Berishës në vitin 2005 pas një periudhe në marrëdhënie të ftohta e gati të ngrira me SHBA…
Njeriu nga natyra është bir i rrugës së tij gjithashtu. Berisha është ringritur njëherë nga hiri pas krizës së vitit 1997 dhe ngjarjeve të vitit 1998 që shënojnë pikën me të ulët të marrëdhënieve të tij dhe PD-së me SHBA. Nga kjo pikapmje nuk është e panatyrshme që ai të shpresojë në përseritjen e historisë. Por periudha e atëhershme me të sotmen nuk kanë të krahasuar. Në atë kohë Berisha nuk ka qenë i shpallur non grata. (Pa llogaritur të tjerat që lidhen me konsuimin e ciklit të tij politik). SHBA kanë berë të qartë për këto që ka sy dhe veshë se non grata për korrupsion domethenes nuk ndryshon dhe se SHBA nuk do të kenë marrëdhënie me PD nëse drejtohet apo zotërohet nga një non grata. Këtu është vija e ndarjes. Këtu jemi në realpoltikë, jo në nostalgji. Pozita e zotit Berisha do të dobësohet ndjeshëm nga rrethimi me shembuj të tjerë të shpalljes non grata që që me sa shihet nuk do të rreshtin as në rajon, as në Shqiperi. Ndaj i kam propozuar, me realizëm dhe pa të keq siç thotë një shprehje, të bëjë një hap pas, të lejojë PD që jo vetëm të bashkohet, por, më kryesorja, të hapet drejt elektoratit të madh gri dhe të bëhet e pelqyeshme edhe për ketë elektorat si një kusht për tu bërë force fituese. Këtë nuk e arrin dot Kuvendi i tij i 30 prillit./Mapo.al