Analisti Artur Zheji paralajmëron arrestimin e një ministri lidhur me aferën e inceneratorëve. Duke folur në emisionin “Pikat mbi I” ai u shpreh se SPAK mund të sjellë fundin e tranzicionit në Shqipëri, duke nënkuptuar goditjen e zyrtarëve të konsideruar deri tani të paprekshëm.
“Pritet një figurë e lartë të shkojë para SPAK për cështjen e iceneratorëve. SPAK mund të sjellë fundin e këtij tranzicioni. Ndoshta tani po ndodh goditja shumë e fortë e dinastive dhe njerëzve dhe personazheve të konsideruar të paprekshëm deri pak kohë më parë”, u shpreh Zheji.
I pyetur se përse nuk hetohen zyrtarët që janë shpallur non grata, Zheji tha se “Ndryshe nga ne gazetarët SPAK duhet ti provojë gjërat, nuk mjafton ti thotë apo ti denoncojë. Dy ish ministra si Koka apo Tahiri, apo dy deputetë, apo Agolli i Fondit të Zhvillimit që është në hetim, janë shumë lartë. SPAK duhet të ketë dokumente që flasin qartë për mëkate të rënda ekonomike”.