Granit Xhaka është i lidhur ngushtësisht me flamurin kuqezi. Këtë fakt mesfushori shqiptar i Arsenalit nuk e ka fshehur kurrë, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj tij, kryesisht nga serbët.
Graniti ka gjënë gjithmonë krenarë për gjakun shqiptar! Ndjenjat patriotike ai i ka përcjellë edhe tek vajza e tij, e lindur në Angli.
Ylli i Arsenalit ka shpërndarë së fundmi një video emocionuese në “Tik Tok”,, ku shihet vajza e tij e vogël, duke kërcyer dhe kënduar nën ritmet e këngës “Kuq e Zi” të Elvana Gjatës. “Krenar” ishte mbishkrimi i vendosur nga 29-vjeçari, në videon e postuar, e cila ka marrë miliona shikime.
PANORAMASPORT.AL