Dy gra, njëra 56 vjeçe dhe tjetra 61 vjeçe janë përfshirë në një sherr me njëra-tjetrën gjatë ditës së djeshme në Tiranë duke detyruar policinë që të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit. Sherri ka shkuar deri aty sa njëra porej tyre, pikërisht 56-vjeçarja ka goditur me gurë gruan tjetër duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Pas ndërhyrjes së policisë, 61-vjeçarja është dërguar në spital ku edhe ka marrë ndihmën e parë ngë mjekët, ndërkohë që gruaja tjetër është dërguar në polici, ku tashmë duhet të japë llogari për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.