BallinaBotaVIDEO/“What the f*ck!”/ Trump nervozohet keq dhe lë në mes intervistën

VIDEO/“What the f*ck!”/ Trump nervozohet keq dhe lë në mes intervistën

spot_img
spot_img

Ish-Presidenti i SHBA-së Donald Trump është nervozuar keqazi në një intervistë ekskluzive botërore përballë gazetarit të njohur britanik Piers Morgan. Shkak u bë një debat i fortë mes të dyve mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ish-Presidenti shpërtheu kur Piers e kritikoi refuzimin e Trump për të pranuar humbjen dhe për trazirat vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Kapitol. Trump bërtiti duke thënë se intervistuesi i tij ishte “i pandershëm”, “budalla” dhe i kërkoi trupës së teknikëve: “FIKNI KAMERAT!”

Trump e quajti udhëheqësin e pakicës së Senatit, Mitch McConnell një “budalla” dhe ish-zv.presidentin e tij, Mike Pence gjithashtu një “budalla dhe të dobët”.

Intervista 75-minutëshe do të shfaqet në emisionin e parë të programit “Piers Uncensored” në TalkTV të hënën në orën 20:00. Trump dhe Piers kanë qenë miq për 15 vjet, por ish-presidenti u mërzit nga një sërë komentesh kritike që gazetari ka bërë për sjelljen e tij në detyrë.

Ata u përplasën para fillimit të intervistës dhe më pas edhe përpara kamerave. Piers i tha “The Sun” se Presidenti e pa me “tërbim” dhe gati po nxirrte “shkumë nga goja”. Në një moment presidenti i bërtiti: “Çfarë f**k është kjo? Ti nuk je i vërtetë. Ti je një fallco”. Piers u përgjigj: “Jo, unë jam thjesht brutalisht i sinqertë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular