Dënohet me 2 vite e 6 muaj burg ish-drejtori i burgut 313 Jordan Misja, Eduart Struga.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me vendim të formës së prerë ish-drejtorin, ndërsa po ashtu është lënë në fuqi edhe vendimin për dy të pandehurit e tjerë, përgjegjësi i sektorit të logjitsikës Florjan Ahmetaj, i cili u dënua me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit, si dhe biznesmeni Ervin Kurtulla me 3 vite burg, si i përfshirë në skemën korruptive.
Eduart Struga së bashku me 2 personat e tjerë u arrestuan në 2020 si të përfshirë në një skemë korrupsioni me tendera për ushqimet në burgun 313. Vetëm 6 muaj në detyrë, Struga u arrestua me vendim të Ministrisë së Drejtësisë.