BallinaKronikeKastriot Ismailaj merret në pyetje nga SPAK për çështjen e CEZ-DIA, shoqërohet...

Kastriot Ismailaj merret në pyetje nga SPAK për çështjen e CEZ-DIA, shoqërohet nga burgu i Fierit

Biznesmeni Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje ditën e sotme në lidhje me çështjen e CEZ-DIA.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Nikoleta Kovaçi, se ai është shoqëruar nga burgu i Fierit për t’u pyetur në SPAK nga prokurori Altin Dumani.

Ismailaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash.

Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë.

Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular