BallinaAktualitetKorrupsioni nën ‘përgjim’/ SPAK ‘ndoqi këmba këmbës’ mbi 1500 persona për 1...

Korrupsioni nën ‘përgjim’/ SPAK ‘ndoqi këmba këmbës’ mbi 1500 persona për 1 vit. Çfarë thotë raporti për zgjedhjet e 2021

spot_img
spot_img

 SPAK ka publikuar raportin për punën e vet që i përket vitit 2021.

Duke iu referuar të dhënave të këtij raporti ajo që bie në sy është numri i madh i personave që janë marrë të pandehur si dhe shifrat që lidhen me korrupsionin duke dëshmuar që korrupsioni në vendin tonë është në nivele alarmante.

Po ashtu SPAK dëshmon se në kuadër të hetimit të kësaj vepre penale janë përdorur përgjimet në një mori çështjesh për qindra persona, ku sipas tyre jo vetëm kanë rezultuar të jenë të suksesshme por madje kanë çuar në pranga edhe zyrtarë të lartë.

Sipas tyre përgjatë vitit 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përdorur përgjimet në 129 çështje, për 1500 persona nga të cilët kanë përfunduar të arrestuar 179 prej tyre, ku mësohet se numri më i madh i të përgjuarve kanë qenë të akuzuar për korrupsion.

“Në lidhje me forcimin e luftës kundër korrupsionit, gjatë vitit 2021, Prokuroria e Posaçme ka qenë plotësisht e fokusuar në hetimin, sidomos me metoda proaktive, të veprave penale në fushën e korrupsionit e sidomos të korrupsionit në nivele të larta.

Gjatë këtij viti janë kryer hetime të suksesshme si dhe kanë përfunduar duke u deklaruar fajtorë gjykime për subjekte të cilët kanë ushtruar funksione të larta shtetërore”- thuhet në raportin e punës një vjeçare të SPAK.

KORRUPSIONI

Numri më i madh i të përgjuarve ka qenë i akuzuar për korrupsion. Në Prokurorinë e Posaçme për periudhën e vitit 2021 janë hetuar gjithsej 715 procedime penale, nga të cilat 352 procedime penale janë mbartur nga viti 2020, ndërsa 363 procedime penale janë regjistruar nga Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021 si procedime penale të reja.

Nga 363 procedime penale të reja të filluara në vitin 2021, 70 procedime penale janë dërguar për kompetencë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, procedimet penale të tjera janë filluar mbi bazën e referimeve penale të shërbimeve të policisë gjyqësore, të kallëzimeve penale të institucioneve të ndryshme, enteve private dhe të shtetasve. Nga SPAK janë regjistruar kryesisht 18 procedime penale.

Është vendosur mospranimi i akteve për 24 procedime penale të dërguara për kompetencë lëndore nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, të cilat janë ridërguar në prokuroritë kompetente.

ZGJEDHJET

Po ashtu Prokuroria e Posaçme është ndaluar edhe tek puna hetimore për zgjedhjet, që i përkasin vitit 2021.

Në raport kjo Prokurori pretendon që janë ndjekur me përparësi materialet referuese për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, po në fakt nuk u çua asnjë hetim deri në fund.

Dhjetëra kallëzime të depozituara kryesisht nga Partia Demokratike ende nuk dihet se në ç’fazë hetimore janë, ndërkohë që objekt i atyre padive ishte gjithë kupola e Partisë në pushtet bashkë me emra të përveçëm të krimit të organizuar!

SPAK thekson:

“Gjatë vitit 2021 duke qenë edhe vit zgjedhor janë ndjekur me përparësi materiale për referimin e veprës penale dhe kallëzimeve penale mbi ekzistencën e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, duke kryer hetime të plota, të paanshme, të shpejta, me profesionalizëm dhe me efektivitet, në bashkëpunim me të gjitha agjencitë ligjzbatuese”.

SPAK i delegoi pjesën më të madhe të kallëzimeve dhe të referimeve për në prokuroritë e rretheve përkatëse, ndërkohë që u përjashtuan nga hetimi edhe ngjarjet e rënda që tronditën vendin, siç ishte masakra e Elbasanit me një të vrarë dhe 4 të plagosur, që ndodhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular