BallinaKryesorePasi u shpall non grata nga SHBA, Nikolla Gruevski merr një tjetër...

Pasi u shpall non grata nga SHBA, Nikolla Gruevski merr një tjetër goditje. Shpallet fajtor dhe dënohet me 7 vite burg

spot_img

Pas u shpall non grata nga SHBA pak ditë, Gjykata në Shkup dënoi sot me shtatë vjet burg ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, me akuzën e përvetësimit të 1.3 milionë eurove nga partia që ai drejtonte VMRO-DPMNE dhe përdorimin e tyre për të blerë nje tokë ndërtimi.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është dënuar me 7 vite burg dhe 3500 euro gjobë për rastin “Parcelat në Vodno”, raporton Alsat.

Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, u dënua me një vit e tre muaj burg. Biznesmeni Orce Kamçev u dënua me një vit burg, ndërsa kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski u dënua me dy vjet me kusht.

Në mesin e të pandehurve është edhe Nenad Josifovic, i cili u dënua me dy vjet me kusht, si dhe Ratka Kamçeva, e cila lirohet nga akuza për shkak se krimi është i vjetëruar.

Kujtojmë që Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka sanksionuar ish-kryeministrin Nikola Gruevski, duke e shpallur atë non grata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular