BallinaKryesoreShtyu Alibeajn në foltore, Berisha sqaron përplasjen në Kuvend: Po keqpërdoret! Ja...

Shtyu Alibeajn në foltore, Berisha sqaron përplasjen në Kuvend: Po keqpërdoret! Ja përgjigja për Yuri Kim

spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha pati sot në Kuvend një përplasje me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn, të cilin e shtyu me forcë në foltoren e Kuvendit. Berisha sqaron se nuk kishte asgjë me të, por doli për t’iu përgjigjur Ramës. Ndërkohë theksoi se Alibeaj po përdoret në mënyrën më mjerane, por t’ja hequr fjalën në Kuvend. E njëjta skenë tha Berisha ka ndodhur edhe para një muaji.

“Unë do të qartësoj çdo shqiptar, ai nuk është  një problem mes meje dhe Alibeajt, por mes meje dhe Edi Ramës. Edi Rama foli foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë sa deshi. Në ligjin e parlamentit nëse deputeti gjatë diskutimit, por flet një deputet tjetër atij fill pas tij i jepet fjala dy minuta. Kanë krijuar një mekanizimi për të mos më dhënë fjalën. Para një muaji ndodhi e njëjta skenë, por nuk u ndala ta bëja. Ajo ishte një komande shumë e turpshme. Megjithatë e arkivova. Sot e njëjta skenë. Rama foli sa foli, unë kisha shtypur butonin për replike.

Unë u ngrita për të marrë fjalën. Atë e nxorën me vrap në platformë. Ky ishte një akti i shpëlarë. Për ndonjërin që mendon se nuk ishte e përgatitur. Pra këtu kemi të bëjmë me një njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane. Të bëhesh vegël për të mohuar të drejtën e një përgjigje”, tha Berisha në emisionin “Të Paekzpozuarit”.

Ndërkohë një përgjigje kishte edhe për ambasadoren Yuri Kim: “Pozicion qesharak i Guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit dhe të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhet bërë akuza. Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është se merr fund loja me opozitë kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Një nga zhvillimet me pozitive të Shqipërisë është kjo”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular