Nga Bujar Leskaj
23 prilli, Dita Botërore e Librit
Sot, është Dita Botërore e Librit, e shpallur nga UNESCO në 15 nëntor 1995.
Data 23 prill nuk u përzgjodh rastësisht si Dita Botërore e Librit. 406 vjet më parë, më 23 prill 1616, u ndanë nga jeta Shekspiri, Servantesi dhe Garcilaso de la Vega.
23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë, është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar leximin, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.
Sot është një ditë ku të gjithë duhet të marrim një libër në duar.
Libri është një mik besnik. Nëpërmjet tij, ne mund të udhëtojmë virtualisht duke na shoqëruar fjalët e shkrimtarëve të mëdhenj, që na mundësojnë të njohim, të duam e të çmojmë botën dhe jetën, të thellohemi brenda vetes, të njohim të tjerët, të ëndërrojmë e projektojmë të ardhmen.
Kjo ditë është një ditë- simbol për të nderuar letërsinë dhe librin, për të nxitur këdo, në veçanti të rinjtë, të zbulojnë kënaqësinë e leximit dhe të respektojnë kontributin e madh të krijuesve në përparimin shoqëror dhe kulturor.
Le të përshëndetemi, sot, pra, me një libër në dorë; le ta shfrytëzojmë këtë kohë të kufizuar fizikisht për të zgjeruar sa më shumë kufijtë tanë mendorë, që nesër të jemi një shoqëri gjithnjë e më e lexuar, gjithnjë e më e kulturuar.
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2022/04/23/23-prilli-dita-boterore-e-librit-bujar-leskaj-libri-nje-mik-besnik-kjo-dite-eshte-nje-dite-simbol-per-te-nderuar-letersine-dhe-librin/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2022/04/23/23-prilli-dita-boterore-e-librit-bujar-leskaj-libri-nje-mik-besnik-kjo-dite-eshte-nje-dite-simbol-per-te-nderuar-letersine-dhe-librin/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2022/04/23/23-prilli-dita-boterore-e-librit-bujar-leskaj-libri-nje-mik-besnik-kjo-dite-eshte-nje-dite-simbol-per-te-nderuar-letersine-dhe-librin/ […]
Comments are closed.