Incidenti me Berishën në Kuvend, Kreu i Unionit të të Përndjekurve Politikë del në mbrojtje të Alibeajt: Veprim i turpshëm, aspak politik

1
192

Kreu i Unionit të të Përndjekurve Politikë në Shqipëri, Besim Ndregjoni, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur dje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PDS-së, Enkelejd Alibeaj.

Në një reagim për mediat ai shprehet se e dënon këtë veprim, duke e quajtur të paskrupullt, aspak politik e njerëzor.

“Një veprim i shëmtuar aspak politik dhe njerzor! Ka mbi disa muaj që nga shpallja e Berishës Non grada nga departamenti i shtetit që po bëhet një luftë politike populiste me metoda komuniste kundra elementeve të djathte , për të ruajtur me çdo kusht statukone e Partisë Demokratike që drejtimi i saj  të ngelet peng i pardesyve te bardha të 90”, është shprehur ai.

Postimi i plotë:

E DJATHTA SHQIPTARE U PËRKET TË PËRNDJEKURVE POLITIKË DHE JO TË PËRKDHELURVE TË DIKTATURËS !

Gjendja e sotme në Shqipëri  është mjaft shqetësuese! Sot mbas 31 vitesh pluralizëm politikë e gjithë politika e pushtetit me segmente në opozitë po luftojnë shumë për eleminimin e opozitës deri në shkrirjen e saj! Dhe lufta është përqendruar kundra të përndjekurve politikë.

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë, dhe dënon veprimin e paskrupullt dje në parlament  që u bë ndaj Kryetarit në detyrë dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ish i përndjekurit politikë zotit Enkelejd Alibeaj nga anëtari i komisionit të rithemelimit deputeti Sali Berisha. Një veprim i shëmtuar aspak politik dhe njerëzor! Ka mbi disa muaj që nga shpallja e Berishës Non grada nga departamenti i shtetit që po bëhet një luftë politike populiste me metoda komuniste kundra elementeve të djathte , për të ruajtur me çdo kusht Status Quo-në e Partisë Demokratike që drejtimi i saj  të ngelet peng i pardesyve te bardha të 90. Deputeti Sali Berisha  duhet të ju kërkoi falje të përndjekurve politikë dhe pronarëve për mos realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre.  gjatë pushtetit që ka ushtruar gjatë kësaj periudhe tranzicioni 30 vjeçare. Fasada ideologjike i ka verbuar udhëheqësit 30 vjeçar të tranzicjonit në drejtimin e të djathtës. Ju kujtojmë se kemi mbi 30 vite që kërkojmë eshtrat e të vrarve nga diktatura dhe që ju kan zhdukur kufomat dhe nuk dëgjuam asnjë herë falje për këto krime nga këta udhëheqës të së djathtës.

Pushteti është mjet në demokraci , qellim në  diktaturë. Qëllimi i pushtetit është forcim i kohezionit social shqiptar e jo “luftë klasash” Në rastin e të  djathtës  kohezioni social kërkon  pastrimin e krimit  dhe të kriminelit ish komunist dhe pasardhësve pushtetar të korruptuar., në një proces të mbështetur në drejtësi. Asht rikthim i  plotë  në liri dhe dinjitet për të  gjithë, asht mbrotje nga “dora e shtetit” e nga “grushti i hijeve të zeza” për vote të lirë e të ndershme.

Trajtimi partizan i problemit të së djathtës nuk përfaqëson interesat legjitime të elektoratit të djathtë

Mashtrimi në  politik asht gënjeshtër që ka rrjedhime.

Poshtërimi i kundërshtarit politik nuk është fitore, është shkatërrim i gjysmës së shqiptarëve  që mendojnë ndryshe. Është koha t’u themi ndal revansheve ideologjike që na shfaqen me kostume demokratike.  Një shtet dhe shoqëri nuk mund te drejtohet mbi padrejtësite.

Kjo, nuk asht Shqipëria për të cilën kemi luftue ne të përndjekurit politike. Kjo nuk asht Shqipëria demokratike,  Shqipëria e qytetarit të lirë për të  cilën ne kemi andrrue.

Por absurditeti i një  zhvillimi të  këtillë shfaqet sot kur sistemi komunist është përmbyse dhe metodat e tija vazhdojnë  të  aplikohen nga udhëheqës  të indoktriminuem  që  refuzojnë  të  pranojnë  kuptimin e mirëfilltë  të   pronës private: jetë  të  lire  e të  pavarur nga “shteti” ,  dhe  votën e lire . Ku vete sot Shqipëria dhe shoqëria shqiptare? Heshtja  qeveritare  përball votës së  lirë  vret; indiferenca vret.

Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë në  emër të 100.000 familjeve antikomuniste  ish të përndjekura politike i bëjnë  apel qytetar moral grupit të rithemelimit  dhe opozitës të  dialogojnë  dhe të  i kthejnë  shqiptarve votën e lire, të  shkatrojnë  fasadat ideologjike të  31 vjeçarit. Sot situata politike është   si në vitin1990 dhe në atë vit  me protestat e studentëve  dhe me  dialog vendosëm pluralizmin, sot me dialog të vendosim votën e lirë. Ti kthejme të djathtës udhëheqesin e djathte real me vizion e program konservator . e djathta nuk ka pse të ngelet peng i politikanëve që e përdoren të djathtën per pushtet dhe jo për drejtim e zhvillim kombetar. Elektoratit të djathtë politikanet qe e drejtuan këtë 31 vjeç i kanë borgje se nuk i dhane pronen, nuk dënuan krimet e komunizmit nuk ricikluan te djathtët ne politikberje. Prandaj ështe koha të largohen dhe ta lejnë të  qetë  të  djathten në  krijimin e konservatorizmit shqiptar. Mos të  jemi inferior përball komunitetit ndërkombëtar që  na përqesh nga 31  vite,   në çdo kohë  zgjedhjesh duke na thënë  zgjedhjet ma të  mira se në  zgjedhjet  e mëparshme, por keni dhe ca detyrime,   Shqipëria ka nevojë  për moralin  dhe jo për diktatin. Ka nevojë për dialogun dhe për solidaritetin njerëzor, boll me konflikte se nga konfliktet politike  kemi vuajtur boll si popull.

Kështu nuk ndërtohet Shqipëria , atdheu i përbashkët i të gjithë qytetarëve!

PRESIDENTI

Besim NDREGJONI

1 Koment

Comments are closed.