Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 21:45 në katin e parë të një hoteli në qytetin e Sarandës, në pronësi të shtetasit me inicialet N. Y.
Në bazë të informacioneve paraprake bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit rezulton të ketë vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak.
Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.